×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset Hysnije Krasniqi që u vra nga burri i saj në Dardani

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 15:00

    Në varrezat e fshatit Zllatar të Prishtinës gjatë ditës së sotme është varrosur Hysnije Krasniqi e cila u vra nga burri saj Hasan Krasniqi pasditën e së hënës.


    Ndaj viktimës Hysnije Krasniqi edhe para vrasjes ishte ushtruar dhunë nga ana e bashkëshortit të saj Hasan Krasniqi, i cili thuhet se ishte me probleme mendore, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se në  momentin kritik, brenda banesës ka qenë edhe një fëmijë dy vjeçar i cili ka shpëtuar pa pasoja.

    Gjatë ditës së sotme u varros edhe autori  i krimit Hasan Krasniqi, ndërkaq në orën 16:20 në varrezat në lagjen Arbëria në Dragodan pritet të varroset edhe Remzija, gruaja e djalit të dorasit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!