×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset në Kopiliq të Skenderajt personi që u dogj në veturë

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 17:15

    I është dhënë lamtumira e fundit Ilir Zeqirit, i cili u gjet i vdekur mbrëmë në makinën e tij në fshatin Prekaz të Skenderajt. Iliri u varros sot në fshatin e lindjes Kopiliq të Skenderajt.


    Viktima u gjet i djegur bashkë me makinën e tij, mbrëmjen e së hënës në Prekaz të Epërm.

    Nga policia kanë bërë të ditur se po dyshohet se ai fillimisht ishte vrarë e më pas u dogj, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armë.

    Sipas prokurorit të rastit hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për veprën penale ‘vrasje e rëndë’.

    48 vjeçari i vrarë në mënyrë makabre në Skënderaj, ishte dëshmitar i vrasjes së një polici.

    48 vjeçari i vrarë në mënyrë makabre në Skënderaj, ishte dëshmitar i vrasjes së një polici

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!