×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi-Goodman: S’do të ndalem kurrë së kërkuari drejtësi

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 20:13

    Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur atë pas dëshmisë që dha të marten në Kongresin Amerikan.


    Ajo thotë se serbët që e lënduan janë ende të lirë dhe drejtësia ka dështuar në rastin e saj.
    Përkundër kësaj Krasniqi-Goodman thotë se kurrë nuk do të ndalet së thëni të vërtetën e saj dhe kurrë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se dje me ftesë të kongresistit amerikan, Eliot Engel, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi-Goodman me lot në sy dhe duke u dridhur ka dëshmuar për krimet e Serbisë në Kosovë, para Komitetit për punë të Jashtme të Kongresit amerikan.

    Postimi i plotë i Krasniqit-Goodman:

    Dua t’ju falenderoj nga zemra për mesazhet e pafunda që me keni dërguar sot dhe dje.

    Unë isha e nderuar që me ftesë të Kongresmenit Engel dhe Kongresmenit McCaul të jap dëshminë në Kongresin Amerikan për krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

    Unë jam një nga 20.000 gratë dhe burrat ndaj të cilëve është ushtruar terror dhe dhunë seksuale.

    Ata që u munduan të më poshtërojnë dhe lëndojnë ende janë të lirë. Drejtësia ka dështuar në rastin tim. Drejtësia ka dështuar për viktimat e luftës së Kosovës.

    Por unë kurrë nuk do të ndalem së thëni të vërtetën time dhe kurrë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi! /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!