Ka vdekur 46-vjeçari nga Strellci i Deçanit, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë të Pejës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Rugova. /Reporteri.net/