Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen pas humbjes së jetës nga punëtori që mbeti i ngujuar nën pjesën e rrënuar të ish-hotel “Adriatiku” në Mitrovicë.
Haradinaj ka ftuar institucionet relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij.
“I pikëlluar me lajmin për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Iu bëj thirrje institucioneve relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij”, shkroi Haradinaj.
Dje në Mitrovicë, gjatë punimeve në objektin e ish-hotelit ‘Adriatiku’ objekti u shemb, dhe si pasojë e kësaj humbi jetën Visar Behrami 27 vjeç, i cili ishte duke punuar aty, si punëtor i kompanisë e cila po kryente renovime në objekt. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.