×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një grua gjendet pa shenja jete në afërsi të një objekti

    Reporteri
    04 Janar 2023 | 14:19

    Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

    Policia ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se bëhet fjalë për një viktimë grua e cila është gjetur e shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

    Viktima kishte pasur edhe lëndime.

    “Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

    Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).

    Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Policia për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!