×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes babai i ministrit kosovar

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 16:38

    Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë babai i Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.


    Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ministri Reçica përmes llogarisë së tij në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Reçica ndër të tjera ka njoftuar se varrimi i babait të tij të ndjerë do të bëhet gjatë ditës së nesërme në varrezat e fshatit Vranidoll.

    Njoftimi i plotë:

    “Miq të nderuar,

    Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ndërroi jetë babai im, Feriz Reçica.Baba Feriz, me urtësi e dashamirësi na udhëzoi përherë për ta dashur atdheun e për të punuar fort e me nderë. Të tillë do ta kujtojmë e nderojmë përherë. Ju njoftoj se varrimi bëhet nesër, ora 17:00, në varrezat e fshatit Vranidoll. Të pikëlluar, Familja Reçica

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!