×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-luftëtari i UÇK-së

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 11:40

    Osman Nishori, ish-luftëtar i UÇK-së ka ndërruar jetë.


    Këtë e ka bërë të ditur ish luftëtari Hisen Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se me të kanë luftuar bashkë në Koshare.

    Berisha ka njoftuar se varrimi i Nishorit do të bëhet sot në ora 16 në varrezat e Kamaranit.

    Postimi i tij i plotë:

    N J O F T I M
    Edhe një vëlla i armës për Ne luftëtaret e Koshares e mori vdekja, nga rreshti ynë i veteranëve të luftës së UCK në Koshare.
    Njoftim për të gjithë bashkëluftëtarët, miqtë e dashamirë se ka ndërruar jetë Osman Nishori.
    Varrimi i te ndjerit do bëhet me dt:18.04.2019, ne ora 16:00 ne varrezat e Kamaranit.
    Takimi do të bëhet te Restorant “LUMI” në Kamaran në orën 15:00 deri në 15:30.
    Në emrin e të gjithë Ne i shprehim ngushëllime fëmijëve dhe familjes së gjerë Nishori.
    U prehtë ne paqe bashkëluftëtari ynë!
    I lehtë i qoftë dheu i Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!