Agim Veliu, ka adresuar kritika në drejtim të kreut të LDK-së Lumir Abixhiku dhe kryetarit të Degës në Podujevë pas mospërfshires së tij në listën për deputet.

Veliu ka thënë se në LDK po marrin vendim një grup i vogël i njerëzve, dhe pohon se ato do t’i kushtojnë edhe në zgjedhjet e 28 Dhjetorit.

“Nu kam kontaktu me askend, me atë grupin vendimarrës që është në LDK se vendimet janë të koncentruara në një grup shumëtë vogël të njerëzve, është befasuese si organet tjera të partisë po pajtohen me këtë mënyrë të vendimarrjes, po unë s’kam kontaktu me askend, sepse ata nuk e kanë pa të arsyeshme të më ftojnë të sqarohemi pse unë nuk mund të jem pjesë e listës së LDK-së”.

Reklamë

“Dega e LDK-së në Podujevë vetëm mundem me i thanë degë, me i thanë Kryesi, por ata janë një grup të njerëzve që marrin vendime të dirigjuara, të koordinuara, po shifet që është një koordinim mes kreut të LDK-së dhe të emëruarit të tij në përpikëri në shkatërimin e degës atje dhe një grup të përkrahësve që po i bëjnë dëm Degës së LDK-së në Podujevë dhe LDK-së në përgjithësi”, ka thënë ai në emisionion “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“Ky nuk është vendim politik por është një lloj intrige nga një grup i vogël i njerëzve që mbyllen në zyret e LDK-së që i marrin disa vendime që po i kushtojnë dhe do t’i kushtojnë edhe në këto zgjedhje”

“Nuk do të ndalem së punuari për ndryshimin e LDK-së sepse LDK ka nevojë të ndryshoj dhe pastaj të shohim”, ka thënë Veliu.