×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendet e Ballkanit Perëndimor dakordohen për hapat e ardhshëm në procesin e personave të zhdukur

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 19:53

    Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) ka zhvilluar takimin e dytë me Grupin e Personave të Zhdukur i cili përbëhet nga përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse për çështjet e personave të zhdukur në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.


    Ky Grup ka rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e ecurisë së çështjeve mbi personat e pagjetur në bazë të rolit në mbikëqyrjen e operacioneve sipas Planit Kuadër të nënshkruar në nëntor të vitit 2018 në Hagë.

    Matthew Holliday, Shefi i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur në Ballkanin Perëndimor, theksoi se ekziston një bashkëpunim i frytshëm mes të gjithë pjesëmarrësve në takim, transmeton Reporteri.net.

    Gjatë takimit grupi ra dakord për krijimin e një baze të dhënash për rastet e personave të zhdukur aktivë deri në mes të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar ka dhënë një grant prej 1.5 milionë euro për një projekt dyvjeçar për të mbështetur punën e ICMP dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur nga konfliktet e viteve 1990./reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!