×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendim i qeverisë: Nga sonte në katër qytete kufizim të lëvizjes së qytetarëve

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 14:44

    Qeveria ka marrë vendim që të riaplikojë masat e kufizimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve në ato qytete ku ka më shumë raste të prekura me coronavirus.


    Nga sonte, sipas vendimit të qeverisë, qytetarët duhet të izolohen në shtëpitë e tyre, dhe nuk do të kenë të drejtë të lëvizin nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit, në qytetet Prishtinë, Ferizaj, Prizren, dhe Vushtrri.

    Këto masa të qevrisë kanë ardhur si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të të prekurve me coronavirus.

    Vetëm dje në vend janë shënuar 178 raste të reja me coronavirus, ndërsa sot kanë humbur jetën pesë persona të prekur me këtë virus. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!