×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Vendimi i Kushtetueses, Murati: Vendi s’duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të pakënaqësive të opozitës

    Reporteri
    25 Mars 2026 | 18:29

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës duke theksuar se vendi nuk duhet të përballet me zgjedhje të reja për shkak të pakënaqësive politike.

    Murati ka deklaruar se rezultati zgjedhor duhet respektuar dhe se kërkesat për zgjedhje të reja nuk mund të bazohen në pakënaqësi të partive opozitare.

    “Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati që ua ka dhënë populli,” ka thënë ai.

    Tutje, ai ka komentuar edhe çështjen e dekretit të presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se ai ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

    “Dekreti ishte në shkelje të Kushtetutës,” ka shtuar Murati.

    Vendimi i Kushtetueses ka hapur një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa në rast të dështimit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!