Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushteteuese për vendosjen e masës së përkohshme pas 26 korrikut, duke thënë se i paraprinë kërkesës që e ka dërguar LDK për intepretim, shkruan Reporteri.net.
Sipas Zemajt, vendimi i Kushtetueses, i ka dy kuptime.
“Për mua personalisht ndoshta i ka dy kuptime kjo çështja e masës. Nuk dëshiron të lente një vakum të keqpërdorimit të seancës kuvendore ose ndonjë vendimi arbitrar nga Kryesuesi i seancës dhe e dyta ndoshta t’i jap hapësirë akoma Lëvizjes Vetëvendosje që në kuadër të vendimit paraprak të Gjykatës Kushtetuese të gjejë bashkëpunimin, mirëkuptimit por edhe të krijojë mirëbesimin që mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendot dhe të kalojmë në pjesën e Qeverisë”, ka thënë Zemaj.
Sipas tij, Kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk e ka problemin te Kuvendi, por te mungesa e numrave për Qeverinë.
“Por problemi tash është i qartë, ajo cka është evidente, Albin Kurti dhe VV nuk e ka hallin e Kuvendit. Ka hallin e Qeverisë. Nuk I ka numrat e koalicionit qeverisës dhe ky ngërç është pasojë e saj”, shtoi Zemaj.
Ai tha se zgjedhjet janë gjithmonë opsion.
“Këto katër muaj ,po e shihni është muaji I pestë, I kësaj bllokade dhe e ka një emër, Lëvizja Vetëvendosje”, deklaroi tutje Zemaj./Reporteri.net