×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendos gjykata, arrest shtëpiak për gratë e kthyera nga Siria

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 21:18

    10 grave të kthyera nga Siria i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.


    “Gjykata e Prishtinës ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurave V.B., F.D., F.L., N.H., A.Z., V.K., H.K., L.L., S.S. dhe M.A. për shkak të veprës penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Të pandehurave V.B., F.D., F.L., N.H., A.Z., V.K., H.K., L.L., S.S. dhe M.A. iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 23.04.2019 deri më 23.05.2019.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak.

    Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Kujtojmë, se javën e kaluar në Kosovë u kthyen 110 persona nga Siria.

    Katër prej këtyre janë burra të cilët dyshohet se kanë shërbyer në grupe terroriste.

    Kujtojmë se Reporteri.net ka qenë media e parë në vend që të premten mbrëma ka raportuar për kthimin e disa prej grave të kthyera nga Siria të cilat po dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!