×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Kosova ka nevojë për rini inovatore, dhe jo për njerëz të pangopur

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 12:35

    Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë bërë sot shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e garantëve nga Fondi Rinor me qëllim rritjen e punësimit për të rinjtë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Kosovës, Kujtim Gashi tha se nga takimet qe kanë pasur me të rinjtë kosovarë ka ndikuar pozitivisht.

    Siç tha ai nga pilot projektet qe i kanë pasur së bashku, shumë të rinjtë kanë hapur biznese.

    “Ky ka qenë një projekt i mëhershëm. Kemi pas një tourdëgjim, e të gjitha ato qe i kemi dëgjuar tani po i bëjmë realitet. Kemi dra ftuar ligjin e ri për rinin që përcakton moshën 15-30 vjet. Ne kemi pas edhe një pilot projekt me shumë të rijnë, ku shumë nga ta kanë hapur biznese të vogla, dhe me këtë ndihem shume i kënaqur. Kemi një numër të madhe të popullatës rinore andaj nuk kemi dashur të rrimë indiferent ndaj kësaj teme. Unë i përgëzoj te gjitha organizatat qe kane përfituar nga MKRS” tha ai

    Ndërsa Krye parlamentari, Kadri Veseli këtë projekt e vlerësoi me një domethënie shumë të madhe.

    Sipas Veselit Kosova ka nevojë për rini inovatore dhe jo për njerëz të pangopur, ku siç u shpreh edhe vet ai, ata persona që shfrytëzojnë shtetin.

    “Ka shumë domethënie të madhe ky projekt edhe pse është simbolik. Trageti kryesor i ynë janë të rinjtë. I vetmi shpëtim i një ekonomik është te ketë të rijnë inovator që e zhvillojnë vendin, e institucionet duhet të jenë mbështetja e tyre. Kosova jonë vetëm para dy dekadave ka pasur tendencë për zhdukje të tërë qenies tonë, ku ka qenë edhe shkatërrim total i ekonomisë. Jemi duke ecur ne drejtim të duhur. Kemi njerëz të cilët janë të pangopur duhet me ua tregu vendin, me i çu në burg. Jam i bindur në këtë qe po them. I kemi resurset e jashtëzakonshme për te shkuar atje ku synojmë, siç është BE-ja. E gjitha varet prej neve” tha Veseli.

    Nga ky projekt fitues të garantëve nga Fondi Rinor dolën 21 organizata. /Arbresh.info

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!