×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli pas shkarkimit të ministrit serb: Gjuha e tij vjen nga Vuçiq

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 15:08

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, ka thënë se shkarkimi i ministrit të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës erdhi pas gjuhës së urrejtjes.

    Ai vlerëson se deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë.

    “Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

    Ai ka ftuar Bashkimin Evropian që të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!