Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka qenë i ftuar në pritjen e parë zyrtare në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Veseli, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në këtë pritje ndër të tjera ka theksuar që Ambasada Amerikane në Prishtinë ka qenë gjithmonë shtëpi e shpresës dhe mbështetjes.
“Në pritjen e veçantë në Rezidencën e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, theksova se për shqiptarët, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka qenë gjithmonë shtëpi e shpresës dhe mbështetjes”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Mësohet se në këtë pritje në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan, Veseli ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme që kanë bërë për popullin e Kosovës si në kohën e luftës, po ashtu edhe në paqe.
Veseli ka ritheksuar qëndrimin e tij se për shtetin e Kosovës nuk ka aleat më të rëndësishëm sesa SHBA-të dhe miqësia Kosovë-SHBA do të jetë e përhershme. /Lajmi.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.