Të zhgënjyer me gjithë klasën politike qytetarët po largohen çdo ditë më shumë nga vendi. Por jo vetëm rinia, por edhe ish-ushtarë të UÇK-së të cilët 20 vjet më parë luftuan për çlirimin e vendit po marrin të njëjtën rrugë.
Këtë vendim të vështirë e ka marrë edhe një prej veteranëve të themi më të famshëm në vend, Xhevdet Qeriqi i cili nga paslufta ju priu disa protestave në mbrojtje të drejtave të veteranëve, shkruan Reporteri.net.
“Sot aplikova për termin për vizë drejt përendimit, vitin e ardhshëm po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar!”, ka shkruar Qeriqi në Facebook.
Kujtojmë se Qeriqi në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputet por nuk ia arriti të siguroi votat e mjaftueshme për t’u bërë ligjvënës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.