As në përpjekjen e 17-të nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës.  

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar edhe në seancën e sotme që të ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në formë të fshehtë, shkruan Reporteri.net.

Partitë sërish janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision.

Reklamë

Pas dështimit të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën.

“53 deputetë kanë votuar për, një kundër, asnjë abstenim. Shihemi më 19 maj, në orën 10:30”, tha Dehari. /Reporteri.net/.