×
  • Lajme
  • Lajme

    Viktimat e aksidentit në Duhel, 20, 21 dhe 23 vjeçarë

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 14:41

    Tre persona kanë humbur jetën sot në aksident të rënd trafiku në fshatin Duhël. Viktimat janë prej moshës 20 deri 23 vjeç.


    Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e tipit Golf 6 dhe dy kamion.

    Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998, V.H viti i lindjes 1999, shkruan Express.

    Policia ka konfirmuar këtë aksident dhe viktimat.

    “Mund të konfirmoj si aksident në Duhël, ku dyshohet se kanë humbur jetën tre persona”, tha policia.

    Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, emergjenca dhe prokuroria. Ndërsa, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka ngushëlluar familjet dhe ka thënë se viktimat janë dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani.

    Ndryshe, numri i aksidenteve me fatalitet është shtuar së fundi. Për këtë Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunkacion.

    Vetëm këtë vit në aksidente të rënda kanë humbur jetën rreth 20 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!