Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka folur për zgjedhjet e partisë, ku ajo përmendet si kandidate e mundshme për të marrë kreun e LDK’së.
Osmani në Televizionin 7, ka thënë se nëse ka bllokimi potencial i kandidaturës të saj për kryetare të LDK-së do të ishte edhe përjashtim nga partia.
“Bllokimi i kandidaturës për mua është defakto përjashtim të partisë. Pavarësisht se ke bërë gati 2 dekada, pavarësisht se ke bërë 13 vjet aktiv, edhe përkundër kontributit të familjeve të mohohet kandidatura”, ka thënë Osmani.
Tutje, sipas saj tani askush nuk mund të thotë në LDK se është ende e re aty.
“Kjo do të ishte çudi edhe nëse ndodh me njerëzit që janë aty që një kohë të gjatë. Do të isha befasuar nëse më thotë ndokush se “ti je e re në LDK”, ka thënë deputetja e LDK-së.
Vjosa Osmani, në të njëjtën intervistë ka thënë se kush do të jetë kryetar i Lidhjes Demokratike, do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, e bindur se partia e saj do t’i fitojë zgjedhjet.
“Kjo nuk është thjeshtë garë për Kryetar të LDK’së, është garë për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, ka thënë deputetja e LDK’së në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.