Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke e zyrtarizuar kështu edhe formimin e institucioneve të vendit.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër për mandatin e ri qeverisës, pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur sot, ku në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nga 70 deputetë të pranishëm, qeveria u votua me 62 vota pro, 8 kundër dhe 0 abstenime. Në sallë ishin veç deputetët e LVV-së, ata të Listës Serbe dhe disa nga deputetët e komuniteteve tjera jo-shumicë.

Reklamë

PDK, LDK e Aleanca e bojkotuan seancën.

Pas votimit kanë dhënë betimin edhe kabineti qeveritar.

Seanca u zhvillua pas konstituimit të Kuvendit dhe mandatimit të Kurtit për formimin e Qeverisë së re.

Kabineti i Qeverisë Kurti 4:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca,

Reklamë

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,

Ministër i Financave- Hekuran Murati,

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti,

Reklamë

Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci,

Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla,

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu,

Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia,

Reklamë

Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku,

Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci,

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi,

Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani,

Reklamë

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja,

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha,

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari,

Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli,

Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq,

Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri.