×
  • Lajme
  • Lajme

    Voziti me shpejtësi 212 km/h, gjobitet me 300 euro dhe i pezullohet leja për tre muaj

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 14:24

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar një shofer që kishte drejtuar veturën me shpejtësi 212 kilometra në orë, në autostradë ku shpejtësia e lejuar është 130 kilometra në orë.

    Sipas Policisë së Kosovës, personi është gjobitur me 300 euro, ndërsa i është pezulluar leja për tre muaj dhe i janë hequr tri pikë.

    “Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 212 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet nga Policia e Kosovës.

    Një rast i njëjtë u raportua nga Policia e Kosovës edhe mëngjesin e sotëm.

    Gjobitet me 300 euro, në zonën kufizuese të shpejtësisë me 100 km/h voziti gati 200 km/h

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!