×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja dhe plagosja e fqinjëve në Gjakovë ndodhi për shkak të një prone

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 19:54

    Një pronë është bërë shkas që fqinji i T.B. nga fshati Marmull i Gjakovës ta qëllojë atë me armë zjarri për vdekje, dhe të plagos personin tjetër me inicialet A.N., shkruan Reporteri.net.


    Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    Këta të fundit janë vënë në ndjekje të të dyshuarit A.Gj. që tashmë është identifikuar, por që i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi ka kryer krimin.

    I plagosuri A.N., siç mëson Reporteri.net ndodhet jashtë rrezikut për jetë, dhe është duke marrë trajtim mjekësorë në spitalin e Gjakovës.

    Të dy viktimat janë të moshës rreth 40 vjeç, sikurse edhe i dyshuari. Të gjitha palët janë fqinj mes veti, nga i njëjti fshat. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!