Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen që ndodhi mbrëmë në një kazino në Lipjan, gjersa kanë bërë të ditur se hetimet në kërkim të të dyshuarit që kreu vrasjen janë duke vazhduar, shkruan Reporteri.net
Viktima, Florent Ahmetaj, 32-vjeçar, është vrarë në orët e mbrëmjes në një kazino në Lipjan, ku dyshohet se fillimisht ishte duke u kryer një grabitje.
Sipas raportit të policisë, punëtori i kazinosë Florent Ahmetaj, 32 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrethana të panjohura, i cili është qëlluar dy herë me armë zjarri.
“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar nga qendra shëndetësore Lipjan”, theksohet në raport.
Ndërkaq bëhet e ditur se rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njësitet relevante policore po merren në mënyrë intensive me hetimin e rastit, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.