×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Dardani, tre trupat e pajetë nxirren nga banesa

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 17:49

    Ekipi i forenzikës pas katër orë nga ngjarja që tronditi Prishtinën ku mbetën të vrarë tre familjarë ka nxjerrë nga banesa trupat e tyre të pajetë, shkruan Reporteri.net.


    Nga banesa ndërkaq është nxjerrë vajza dy vjeçare e cila kishte qenë e brenda kur u krye krimi dhe është e vetmja që shpëtoi.

    Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 13:20 në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

    Reporteri.net ka mësuar se dy gratë e vrara janë Hysnije Krasniqi dhe Remzie Krasniqi, ndërsa burri që vrau ato e më pas veten, quhet Hasan Krasniqi.

    Ndërkohë, vlen të theksohet se personi që kreu vrasjet dyshohet se kishte probleme mendore, pasi edhe para një viti i ishte konfiskuar një armë, por këtë gjë nuk ka mundur ta konfirmojë prokurori i rastit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!