×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuan nga një sëmundje e rrallë, Kaltrina ka nevojë për ndihmë

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 9:16

    Kaltrina Zhushi, vuan nga një sëmundje e rrallë e cila njihet si Encephalitis autoimuna anti NMDAR, sëmundje e cila atakon sistemin nervor dhe vështirëson funksionimin e rregullt të trupit.

    Kjo sëmundje ka kosto të lartë dhe për fat të keq nuk mund të trajtohet në Kosovë.

    Diagnostifikimi i sëmundjes tek Kaltrina është bërë relativisht vonë dhe çdo vonesë në luftë me këtë sëmundje është një ditë e cila rrezikon seriozisht jetën e saj.

    Ndaj familja Zhushi bashkë me shoqërinë e saj e kanë nisur një kampanjë përmes së cilës synojnë të mbledhin fonde të cilat do të mundësonin sigurimin e terapisë së nevojshme për Kaltrinën.

    Të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, mund të kontribuojnë për ta ndihmuar Kaltrinën për të trajtuar këtë sëmundje me anë të mjeteve financiare.

    Për transferë brenda Kosovës

    Numri i xhirollogarisë në të cilin mund të kontribuoni është: TEB 2011000057284166 – Zalbone Zhushi

    Për transferë jashtë Kosovës Swift Code: TEBKXKPR IBAN:XK05 TEB 2011000057284166.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!