Pas vendimit të sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj në veri, ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq nga Pekingu ku po qëndron në vizitë tha se ky është një sulm brutal ndaj demokracisë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.
“Unë e respektoj kancelaren Merkel dhe presidentin francez Macron, por në këtë moment nuk e kuptoj se për çfarë mund të flasim në Berlin”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.
Ai u shpreh se është jashtëzakonisht i shqetësuar për moslejimin e serbëve për të marrë pjesë në zgjedhje, duke shtuar se për këtë sulm ndaj demokracisë nuk kishte asnjë reagim nga ndërkombëtarët. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.