×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Prishtina nuk mund të lëvizë në Trepçë pa lejen e NATO-s

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 20:02

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Prishtina zyrtare nuk mund të lëvizë në Trepçë pa lejen e KFOR-it dhe NATO-s.

    Ai në një intervistë për gazetën italiane “Republika” është pyetur në lidhje me “situatën e tensionuar me Prishtinën për shkak të minierës së Trepçës” dhe “nëse ekziston një rrezik i konfliktit”.

    Vuçiq me këtë rast ka thënë se ka diskutuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

    “Unë i thashë atij se ne e vlerësojmë punën e KFOR-it – kanë mbrojtur serbët në Kosovë. Ne presim që të vazhdojë kështu. Prishtina nuk mund të lëvizë në Trepçë pa lejen e KFOR-it dhe NATO-s”, trasnmeton KP.

    “Shpresoj se nuk do të rrezikojë paqen. Para rrezikut nuk do të kemi tjetër zgjidhje përveç se të mbrojmë njerëzit tanë. Por, ne shpresojmë se KFOR-i, në të cilin unë kam besim, do të zgjidhë cilindo problem dhe se Prishtina do të jetë racionale”, përfundoi Vuçiq. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!