×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq shkon në Kinë për të marrë miliarda investim, synon ta mbajë Kinën kundër Kosovës

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 9:14

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ateruar në Kinën e largët për të thithur mbi një milliard euro investime në shtetin e tij, por duke mos harruar edhe Kosovën.


    Siç raporton Novosti, presidenti Vuçiq po qëndron në Kinë për mbrojtjen e “interesave kombëtare në lidhje me Kosovën”, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, gazeta potencon se këto takime do të përdoren nga Vuçiq për të fuqizuar pozicionin e tij para takimeve në vështira në Berlin, ku e pranishme do të jetë edhe Kosova.

    “Takimet janë një mundësi për të forcuar edhe një herë qëndrimin e Serbisë në raport me Kosovën, dhe në rrethanat e presionit në rritje nga Perëndimi dhe para takimeve javën e ardhshme që do të ketë Vuçiq me udhëheqësit evropianë në Berlin”, thotë gazeta.

    Sipas tyre, këto mbështetje për qëndrime të Serbisë i duhen Vuçiqit sidomos në temën e “marrëveshjes finale”, në kuadër të të cilës po kërkohet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme.

    “Sidomos për të përmbushur kërkesën e BE-së, të udhëhequr nga Gjermania, është duke planifikuar për të vënë në tavolinë – deri në fund të tetorit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në mes të dy palëve”, shton Novosti.

    Ndryshe, më 29 prill në Berlin do të mblidhen përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për vijëmsinë e dialogut. Takimi do të mbahet nën patronatin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!