×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq takohet me serbët që u nisën në këmbë nga Kosova

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 15:47

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me grupin e serbëve nga Kosova të cilët  të premten u nisën në këmbë nga Jarinja për të marrë pjesë në tubimin e 19 prillit që do të mbahet në Beograd në mbështetje të Vuçiqit.


    Vuçiq i priti ata në Presidencë ku shkuan me pankartën “Serbët nga Kosova për Serbinë dhe Vuçiqin”, të cilën e kishin mbajtur përgjatë gjithë rrugës, transmeton Reporteri.net

    “Faleminderit, jo për mua apo këdo tjetër, por për dashurinë ndaj Kosovës dhe atdheut tuaj”, me këto fjalë Vuçiq iu drejtua atyre.

    Vuçiq tutje shtoi se ata me këtë veprim kanë treguar se sa janë në gjendje të sakrifikohen për Kosovën./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!