×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë një person në Vushtrri

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 10:41

    Një person është arrestuar në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë pasi ka sulmuar me thikë një shtetas të Turqisë.


    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Avni Zahiti zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës.

    Zahiti ka thënë që rasti ka ndodhur në autorrugën për në Mitrovicë, dy puntorë të kompanive punëkryese në autostradën e Mitrovicës pas një mos marrëveshje janë përleshur mes vete ku njëri prej tyre ka mbetur i therur me thikë, i dyshuari është arrestuar.

    ”Rasti ka ndodhur dje në Vushtrri në orët e pasditës. Viktima dhe i dyshuari kanë qenë puntorë të kompanive punëkryese në autostradën e Mitrovicës. Pas një mos marrëveshje njëri prej tyre është lënduar, është bërë arrestimi i të dyshimit dhe i është përcaktuar masa e parandalimit”, tha zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Reporterin.

    Viktima pas lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor.

    Nga i dyshuari është konfiskuar thika dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!