Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë edhe në seancën e sotme përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, shkruan Reporteri.net.

Deputeti i VV’së, Faton Peci, tha se edhe sot do të vazhdojnë me tentativë për themelimin e Komisionit.

“Ne çdo ditë vijmë me vullnet pozitiv, me shpresë që edhe partitë tjera opozitare do të reflektojnë për nevojën dhe domosdoshmërinë që Kosova të ketë institucione, në radhë të parë duke e konstituar Kuvendin. Rrjedhimisht i bie që ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që ta themelojmë Komisionin që të verifikojë votat për kandidaten tonë për kryetare kuvendi”, tha Peci, para vazhdimit të seancës.

Reklamë

Kandidatja e VV’së vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

Sipas Pecit, problemi nuk është emri i saj, pse ka ngërç në këtë proces.

“Gjithë kjo zhurma ose tentativa me identifiku Albulena Haxhiun si problemi, s’është problemi. Secili prej kandidatëve që potencialisht do të ishte në propozim, rrjedha e procesit do të ishte e njëjtë”, deklaroi Peci.

Seanca vazhdon në orën 10:00./Reporteri.net

 

Reklamë