Ka hasur në pengesa certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet për kryetar të komunave veriore.
Dy janë kushtet që i ka vendosur Lëvizja Vetëvendosje në këmbim të votës për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për kryetar të komunave veriore, shkruan sot Koha Ditore.
Vota e njërit prej dy anëtarëve të Vetëvendosjes është e domosdoshme për të kaluar kandidatët serbë. LVV-ja ka kërkuar prej tyre të distancohen publikisht nga qëndrimet në letrat e dorëheqjes, ku shtetit i referohen si “Kosovo i Metohija, si dhe distancim nga paralajmërimet se do të tërhiqen menjëherë pas zgjedhjeve dhe se kështu do të veprojnë vazhdimisht.
Për shkak të kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili po vazhdon të funksionojë pa dy anëtarë, nuk e ka hedhur fare në votim certifikimin e katër pretendentëve për kryetar, duke e shtyrë vazhdimin e mbledhjes për të mërkurën. Certifikimi i kandidatëve bëhet me dy të tretat e anëtarëve të KQZ-së.
Nga 11 anëtarë sa duhet t’i ketë, KQZ-ja aktualisht është duke funksionuar vetëm me nëntë. Koalicioni PAN ka refuzuar t’i dërgojë për dekretim tek presidenti dy nominimet për shkak të pakënaqësisë me ndarjen e ulëseve në KQZ.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.