Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përsëritur qëndrimin se kjo parti nuk do të votojë për kryeparlamentar asnjë nga deputetët që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti.
“PDK siç ka thënë prej fillimit ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit. Nuk ka vota për Albulena Haxhiun. Nuk ka vota për askënd që ka qenë ministër. Unë emrat nuk ua imponojë Vetëvendosjes. Ta shohim çka sjellë seanca pasnesër.”, tha Krasniqi.
Ai tha se është e drejtë e Lëvizjes të propozoi këdo që do por do të ishte e drejtë që të propozohet dikush që mund të zgjidhet.
Krasniqi tha se ministrat e Kurtit “bashkërisht janë përgjegjës për degradimin dhe dëmtimin që i është bërë Kosovës”.
Ai tha se LVV ka mjaftueshëm deputetë për të propozuar dhe nëse duan ta zgjedhin dikë nuk ka nevojë për taktizime.