Ka dështuar seanca e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje edhe sot nuk arriti ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

Partitë tjera politike janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision që do të mundësonte votimin e fshehtë në Kuvend.

Në sallë ishin të pranishëm, 115 deputetë. Për votuan 56 ndërsa një votoi kundër.

Reklamë

Seanca është shtyrë për të enjten, më 15 maj.

Kandidatja e VV-së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu. Në të gjitha votimet deri më tani ajo nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota. Për t’u zgjedhur i nevojiten 61. /Reporteri.net/