×
  • Lajme
  • Lajme

    Xharra për gratë e kthyera nga Siria: Hiqeni burkën me të cilën ia keni marrë fytyrën Kosovës

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 18:55

    Në mesnatën e së premtes, në Kosovë janë kthyer 110 kosovarë të cilët kishin qenë në zonat e konfliktit në Siri. Në mesin e tyre ishin edhe 32 gra.


    Ndaj  këtyre grave të kthyera nga Siria gjatë ditës së sotme po vazhdon seanca dëgjimore, ku u pa se ato u paraqitën me mbulesën islame të cilën vazhdojnë ta mbajnë edhe pas kthimit nga Siria, shkruan Reporteri.net.

    Për këtë rast ka shkruar edhe gazetarja Arbana Xharra e cila ditë më parë tha se institucionet e Kosovës duhet t’i mbajnë sytë hapur dhe të kenë kujdes me këto gra, pasi shumica prej tyre kanë luftuar përkrah ISIS-it.

    Pas këtyre deklaratave Xharra ka publikuar disa pamje të disa grave të cilat vitin e kaluar pasi ishin çliruar nga ISIS-i kishin djegur mbulesën e tyre. Xharra ka kritikuar gratë kosovare që nuk po e bëjnë të njëjtën gjë duke thënë se duke vazhduar ta mbajnë burkën me sa duket ato gra vetëm fushëbetejën e kanë ndërruar.

    Xharra ndër të tjera ka thënë se këto gra që po vazhdojnë ta mbajnë burkën, bashkë me burrat e tyre ia kanë qitë faqen e zezë Kosovës para botës. /Reporteri.net

    Postimi i plotë: 

    https://www.facebook.com/axharra/posts/10215486546051708

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!