×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti tregon se me cilën ide nisi Beteja e Koshares

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 20:52

    Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ka folur për Betejën e Koshares që njihet si betejat më të lavdishme të UÇK-së.


    Ai ka treguar se si nisi kjo betejë dhe me ç’farë qëllimi.

    “Ideja ka qenë të hapet rruga për t’u futur në Dukagjin, të dërgohet armatim sepse situata në teren ka qenë tejet e vështirë sepse ka pasur mungesë armatimesh dhe NATO ka filluar bombardimet. Bejeta e Koshares nuk mund të flitet pa llogarit edhe ndihmën që ka dhënë Shqipëria, konkretisht oficerët nga divizioni i Kukësit por edhe nga lehtësia që ka ardhur nga bombardimet e NATO-s”, ka deklaruar Haliti në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se cila ka qenë ideja e ish-ministrit Ahmet Krasniqit për këtë betejë Haliti ka

    treguar se ideja e tij ka qenë të bëhet sulm dhe të çlirohet një pjesë e Kosovës dhe atje te vendoset Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë”, ka deklaruar Haliti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!