×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ymri shah në vete” – rrëfen burri që i shpëtoi tri herë vdekjes në vitin 1999

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 18:45

    Autor: Gentrit Dibrani


    Kishte qenë 19 prilli dita kur Idriz Govori nuk u zgjua zakonshëm nga gjumi. Forcat paramilitare serbe ua prishën gjumin para orës 7:00.


    Siç rrëfen ai për Reporteri.net, në atë ditë ka shpëtuar nga vdekja e sigurt tri herë brenda pak orësh. Një herë kur janë grumbulluar, të dytën herë kur është radhitur në pushkatim, si dhe herën e tretë kur forcat serbe u kthyen sërish në vendin e pushkatimit.

    “Jam i mbijetuar i masakrës në fshat, bashkë me Beqir Asllanin. Unë kam shpëtu tri herë brenda 19 prillit pa u vra…”, thotë Idrizi.

    Me shumë detaje, Idrizi ilustron të gjithë ngjarjen e 19 prillit. Ai tregon si i ishte dashur të shtirej si i vdekur për 40 minuta.

    Ndër të tjera, ai kujton vëllain i cili nuk pati fatin e njëjtë. I vëllai iu vra në pushkatim ngjitur për muri, duke qëndruar vetëm një metër larg tij.

    Idrizi lutet për shpirtin e të gjithëve…

    Ndryshe, më 19 prill shënohet përvjetori i masakrës së fshatit Hallaç i Vogël të Lipjanit, ku u vranë 20 persona brenda pak orësh.

    Ndiqni rrëfimin e plotë:

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/644030349446798/?__xts__%5B0%5D=68.ARC8cmziSO2Yf6k2HOjUupWu2Xqiwvulqyiixbsm8nZVTFlov6MbB7C49KB05pZ79FktTvXSK5xQhXfqffF1hb_zq-sCaxLDcDgUIuENDYzbH9NY6DbkBZA7cGxr3_GoGvab1VfHqI5C4vK4U32zDw65T6oOsEuomwb_78mDAYAVbvUK0S-KQEae3Ng1fNV6VmbfiNptE5e1wT3Qt9wBPP7ebxmxpkX6RvSHuIpmwrsBEGtJcj_M0hiTfbPqmxOcVODcsCUcEYa7ao0J2YylCeYq-YgSvuQik0EMXiVSRhqK5yneiU23uWo6GB8bKhrROhvBFRhETt9wQVHcMSjAkhVTp-a2WXyNTs3CZg&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!