×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet arsyeja pse fëmijët e Lavdrim Muhaxherit nuk u kthyen në Kosovë

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 9:05

    Nëntë fëmijë pa prindër janë në mesin e mbi 110 shtetasve kosovarë që u kthyen të premtën nga Siria. U dyshua se dy prej tyre janë të Lavdrim Muhaxherit- ish drejtuesit të shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.


    Në mesin e 110 personave të kthyer nga Siria në Kosovë janë gjithësej 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë- 9 prej tyre pa prindër. Por a janë dy nga ta të Lavdrim Muhaxherit?

    Gazeta Express e ka konfirmuar përmes burimeve të saja se Lavdrim Muhaxheri ishte i martuar me një grua nga Shqipëria dhe kjo është arsyeja pse ata nuk ndodhen në Kosovë si fëmijët e tjerë.

    Ndryshe, në orët e vona të së premtes në Kosovë janë kthyer 110 shtetas kosovarë që kishin qenë pjesëmarrës në luftën në Siri.

    Kthimi i tyre nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

    Të kthyerit nga Siria në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës. Shteti ka garantuar se atyre do t’u bëhen kontrollat mjekësore si dhe do të punohet që të njejtit të integrohen në shoqëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!