×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet edhe fotografia e personit që u gjet i vdekur sot tek Ibri

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 21:47

    Pasditen e sotme një trup i pajetë u gjet në afërsi të lumit Ibër, pikërisht në pjesën tek “Tre rrokaqiejt”, vend i banuar me shumicë shqiptare.


    Reporteri.net mëson se trupi i pajetë është identifikuar, pas shumë vështirësive meqë nuk i ishin gjetur dokumente, është i një 52 vjeçari që quhet Agim Gushani.

    Siç mëson Reporteri.net nga burime brenda Policisë, viktima i përkiste komunitetit rom, dhe dyshohet se vdiq nga mbidoza e narkotikëve.

    Ndërkohë, Policia zyrtarisht deri tani nuk ka dhënë shumë detaje, përveç që kanë konfirmuar gjetjen e trupit dhe dërgimin e tij për Obduksion. Besim Hoti më herët nuk ka hapur telefonin për gazetën.

    Sidoqoftë, Reporteri.net më herët publikoi pamje të momentit kur trupi u nxor nga pjesa afër lumit Ibër, që është një moçalishte.

    Ky është njeriu që u gjet i vdekur sot tek Ibri, ishte 52 vjeçar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!