×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet kush është njeriu që u vra e më pas u dogj në Skënderaj

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 13:53

    Një person ka vdekur tragjikisht, pasi është djegur në veturën e tij në fshatin Rezallë të Skenderajt. Rasti ka ndodhur mbrëmjes e së hënës.


    Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka njoftuar se ky rast është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”.

    Mësohet se personi që u gjet i vrarë dhe i djegur në Skenderaj është Ilir Zeqiri nga fshati Kopiliq i Epërm i Skenderajt, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka bërë të ditur ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ku i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

    Sipas Lushtakut viktima ishte veteran i luftës dhe vëlla i dëshmorit Gazmend Zeqiri./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/SamiLushtaku/photos/a.338261582989317/1303279233154209/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARACgLOlZPLEVrsHo1ylP13I0oPCLbHMXLTNYGIGJ6Rh4JsCemkuFnpqUCefEH940pw7KnrC9gJ-AqCvsagBHwXTM8uAQk7x_F8KT2Y9D5kuB5FvopqKb6ltnm0vFdiy7GR5kTPC4oEHWy1KN2aut6VTqFeNZ4qebuaZnjsr2UXNw65DrV8re-qprRKLYhl2AMW13O4IZSNTWknXx6jCxeZss-LbFKbFRvzgPo0xxo6-SPNe-CN3KDU2wfFV1R3biRIhmezraNkWuAnMN-VxncZ_m_YTekqc4LytAadfKbr8lFdvBNS2QITJ10lHdL4yrUEcV7Pf-UwusZTvP7yUR3vvGw&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!