Vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në lagjen ”Dardania” në Prishtinë, ku një burrë ka vrarë renë, gruan e tij e pastaj edhe vetën. Ngjarja ka ndodhur brenda një banese, shkruan Reporteri.net


Raportohet se deri tek vrasjet ka ardhur pasi dorasi ishte i sëmurë psikik, i cili edhe para një viti kishte tentuar të vriste gruan e tij, e policia i kishte konfiskuar armën.

Mirëpo, për Reporteri.net prokurori Imer Beka nuk ka konfirmuar nëse ka qenë i sëmurë mendor, ai ka theksuar se kishte pasur probleme të mëhershme.

Reklamë

Mësohet se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe një vjazë 2 vjeçare.

Rastin për Reporterin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjeksor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.