Sot rreth orës 14:00 janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Prishtinë ku kanë mbetur 3 persona të vdekur.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se të shtënat me armë kanë ndodhur brenda një banese në rrugën ‘ Bill Klinton’. Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin për Reporterin.
Sipas konfirmimeve të saj, nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vrarë 3 persona brenda një banese.
‘Policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona’ tha Ahmeti për Reporterin.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.