×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministrja Vuniqi në Bavari, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 15:59

     

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, filloi një vizitë zyrtare dy ditore në Bavari. Ajo fillimisht u prit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Bavarisë nga Sekretari i Shtetit, Gerhard Eck.


    Një ndër temat  kryesore të këtij takimi, që u ngrit nga zëvendësministrja, Vuniqi, ishte çështja e liberalizimit të vizave.

    Ajo fillimisht e ka falënderuar shtetin dhe popullin gjerman për të gjithë mbështetjen, që i kanë ofruar dhe vazhdojnë t’i ofrojnë Kosovës.

    Ndërkaq, më pas zëvendësministrja,  ka folur për rëndësinë e heqjes së vizave për shtetasit kosovarë, duke kërkuar, që edhe në këtë proces Gjermania t’i qëndroj afër Kosovës, siç e ka dëshmuar gjatë gjithë rrugëtimit të kosovarëve drejt paqes dhe shtet-ndërtimit”, thuhet në njoftimin për media.

    Ndër të tjera, ajo ka ritheksuar se ky proces varet prej qëndrimeve të shteteve anëtare, megjithatë mbështetja e shtetit gjerman është shumë e rëndësishme dhe thelbësore në këtë proces.

    “Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje shteti i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuniqi.

    Kurse, përfaqësuesit e palës gjermane në këtë takim kanë premtuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e parezervë në procesin e liberalizimit, edhe pse e tëra nuk varet nga landi i tyre.

    Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe mbi rolin, kontributin dhe integrimin e shtetasve kosovarë në shoqërinë dhe Institucionet gjermane, shqyrtimin e mundësisë për lehtësimin e procedurave të shtetësisë dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës

    Në fund të takimit, zëvendësministrja Vuniqi e ka ftuar Sekretarin Eck për vizitë në Kosovë për t’u njohur nga afër me realitetin dhe përparimet, që janë bërë falë edhe ndihmës gjermane.
    Bajerni është njëri nga 16 landet e Gjermanisë, që për nga popullsia zë vendin e dytë, ndërsa gjeografikisht është landi më i madh në Gjermani.

    Vlerësohet se numri i përgjithshëm i diasporës tonë në Bajern është mbi 60 mijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!