×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    As 2 mijë vota në krejt Kosovën, vjen reagimi i parë nga PSD

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 23:14

    Partia Socialdemokrate e Kosovës, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka arritur të sigurojë as 2 mijë vota në nivel vendi.

    Pas këtij rezultati ka reaguar anëtarja e kësaj partie, Natyra Kuçi, e cila ka pranuar rezultatin, por ka theksuar se partia do të vazhdojë veprimtarinë e saj politike.

    “Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon,” ka deklaruar Kuçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!