×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Daut Haradinaj njofton se tërhiqet nga mandati i deputetit

    Reporteri
    08 Qershor 2026 | 0:49

    Ish-deputeti Daut Haradinaj ka njoftuar se do tërhiqet nga mandati i deputetit këtë legjislaturë, siç ka thënë, për t’u lëshuar vend të tjerëve.

    Ai ka uruar Kryetarin e partisë, Ardian Gjinin, për rezultatin e për të cilin ka thënë se ndihet krenar.

    “Fjalën e dhënë e mbajta dhe gjithmonë do të jem krah jush! E kam pasur obligim moral që këtë betejë t’ia dhuroj shpërblimin Ardian Gjinit. Ndihem sinqerisht i përmbushur dhe falënderues ndaj të gjithë atyre që më besuan, dhe do t’ju besoj gjithmonë. Krenar me ju që luftuat si spartanë. Jam dhe do të jem gjithmonë Aleancë, por mandatin si deputet kësaj radhe e le për t’ju lëshuar vend të tjerve në listën tonë fantastike. Jam për dhe me popullin, mandati është vlerë dhe respekt i jashtëzakonshëm, por jo qëllimi im i vetëm. Bashkë, pas dhe me ju Aleancë. Urime Ardian Gjini, krenohemi me ty”, ka shkruar Haradinaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!