Bashkëkryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, gjatë fjalimit të saj në festën e Lëvizjes Vetëvendosje për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, ka uruar për fitoren, të cilën e cilësoi si një nga më të rëndësishmet deri më tani për këtë koalicion.
Ajo tha se kjo fitore është arritur në një atmosferë ku, sipas saj, të gjithë të tjerët ishin të bashkuar kundër tyre, por pavarësisht kësaj, koalicioni ka dalë me rezultat bindës që u mundëson të vazhdojnë punën edhe më fuqishëm.
“Edhe një urim nga thellësia e zemrës për këtë fitore, e cila është ndoshta fitorja më e rëndësishme që e kemi arritur deri tash, në një atmosferë ku të gjithë të tjerët janë bërë bashkë kundër nesh. Ne arritëm një fitore bindëse e cila na mundëson të punojmë edhe më shumë. Kryeministër, ne jemi të vendosur, jemi të palëkundur, jemi bashkë dhe pa u dorëzuar ju nuk dorëzohemi as ne. Kështu që urime fitorja”, ka deklaruar Gërvalla.