Në T7, është prezantuar Exit-Poll i Baton Haxhiut lidhur me zgjedhjet e mbajtura sot.
Sipas këtij exit-poll-i, VV ka marrë 43%, PDK ka marrë 22%,LDK 18% dhe AAK 7%.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në 18:54 kanë votuar 29.32 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, pjesëmarrje më e ulët se në zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 28 dhjetor 2025./Reporteri.net
