Kandidati i PDK-së për deputet, Arben Gega, ka vizituar kompaninë “IPC”, e cila gati gjithë produktet i eksporton në tregun ndërkombëtar.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se bizneset e tilla do të fuqizohen me insistimin e tij në Parlamentin e Kosovës.
Postimi i tij:
Një vizitë në kompaninë “IPC”, e cila gati gjithë produktet i eksporton në tregun ndërkombëtar.
Janë profesional dhe kanë një veprimtari që vendi jonë do të mund ta zhvillonte shumë, me prodhimin e pjesëve të plastikës.
Pikërisht këto biznese do të fuqizohen me insistimin tim në Parlamentin e Kosovës.